Pas Salianjit, merret i pandehur një tjetër ish-deputet i PD-së

Pas Salianjit, merret i pandehur një tjetër ish-deputet i PD-së

169
0
Shares

Gjykata ka kaluar për gjykim dosjen penale në ngarkim të ish-deputetit demokrat, Klevis Balliut, dhe banorëve të Unazës së Re Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj, Seit Hajderas dhe Elton Skënderi.

Akuzat që rëndojnë mbi këta persona janë  “kundërshtim i forcave të policisë” dhe “tubim i paligjshëm”. Balliu ka deklaruar se do të vazhdojë të përballet me atë që e quan padrejtësi ndaj tij.

Balliu: Ne këtu nuk na ka sjellë ligji, këtu na ka sjellë Edi Rama dhe pushteti i tij i inkrimunuar. Unë e kam kërkuar disa herë, ku është një provë për personin i cili thotë që unë i kam thyer krahun. Ku është prova për thyerjen e krahut të policit. Ku janë provat që paskan ushtuar banorët e unazës, ndërkohë kemi prova si qytetarët dhunohen.  Pushojnë çështjen e Unazës së Re, ku vidhen 40 mln euro dhe nuk pushojnë çështjen këtu kur nuk kanë asnjë provë as kundër meje dhe as kundër banorëve.  

Kujtojmë se pak muaj më parë, konkretisht në Dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për ish deputetin Ervin Salianji, për çështjen Babale, denim i cili pritet te konvertohet ne sherbim prove. Demokratet dhe opozita i kane konsideruar keto vendime te padrejta dhe presion qe opozita te mos tentoje te zbuloje me te verteten.

DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY