EMRAT/OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje

EMRAT/OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje

164
0
Shares

OFL i ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë dy personave nga Tiranë, të dënuar për vrasje.

Aurel Hoxhallari, banues në Tiranë, është i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërsa, Elidon Kotorri, banues në Tiranë, rezulton i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Në një njoftim, policia thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY