IGJEUM paralajmëron: Priten shira shumë të dendur, deri edhe në përmbytje lokale

IGJEUM paralajmëron: Priten shira shumë të dendur, deri edhe në përmbytje lokale

262
0
Shares

Të martën, në 3 mars priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe intensive në shumicën e qarqeve.

Sipas IGJEUM, Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.Në zonat urbane, problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, në mbrëmjen e datës 3 mars 2020 dhe pjesën e parë të ditës në vazhdim 4 mars 2020 mund të shfaqen përmbytje lokale me afat të shkurtër.

TEMPERATURAT

Të martën në datë 3 mars temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 18 °C

në vendet e ulëta: 11 / 21 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C

ERA

Sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente deri e fortë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY