Qeveria pagoi Avdylajt për të strehuar familjet në hotelin e tyre

Qeveria pagoi Avdylajt për të strehuar familjet në hotelin e tyre

151
0
Shares

Ndërsa vëllezërit Avdylaj ishin në burg me akuza të rënda për trafik droge dhe grup të organizuar kriminal, qeveria paguante hotelin e tyre për pritjen e të pastrehëve nga tërmeti.

Më 30 nëntor 2019, katër ditë pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qeveria listoi 19 hotele në të cilat do të strehoheshin mbi 1 mijë familje. Mes tyre ishte edhe  ‘Hoteli Germany’ i Flamur Avdylajt.

Pronari i hotelit Flamur Avdylaj u arrestua në vitin 2018 bashkë me dy vëllezërit, të akuzuar për trafik droge në Shqipëri dhe Gjermani. Ata u arrestuan si pjesë e aksionit ‘Volvo 4’ që zbuloi një laborator heroine në Has.

Vëllezërit Avdylaj ishin të përfshirë dhe në shit-blerjen e votave për Partinë Socialiste në Durrës në fushatën e 2017-ës, siç u zbulua nga audio-përgjimet e bëra publike në 2019 nga gazeta gjermane BILD.

Nuk është e qartë se sa persona u akomoduan në hotelin e tyre, por sipas VKM-së (kliko këtu për të parë dokumentin) shpenzimet e akomodimit do të merreshin përsipër nga fondi i emergjencës me kosto 2 000 lekë dita për person.

Tre muaj më vonë Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i kërkoi Astrit Avdylit të justifikonte pasurinë.

Qeveria duhet të kishte dyshuar që ky hotel mund të jetë financuar me para droge, por duket se ajo nuk ka asnjë kriter për të shmangur përfshirjen e saj në biznese të dyshimta. /Exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY