Tre persona janë arrestuar në lidhje me shpërthimin në gurore në Krujë, ku një 55-vjeçar humbi jetën një ditë më parë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.
Policia thotë se u arrestua përfaqësuesi ligjor i gurores në Krujë dhe dy punonjës të firmës. Kurse në kërkim u shpallën administratori dhe drejtuesi teknik.
U arrestuan:
N. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.
B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.
G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë.
U shpallën në kërkim:
K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/