“Jemi në rrezik pushtim”, Meta tjetër mesazh para tubimit të sotëm

“Jemi në rrezik pushtim”, Meta tjetër mesazh para tubimit të sotëm

112
0
Shares

Presidenti Ilir Meta pasditen e sotme në orën 17:00 ka thirrur në një protestë kundër qeverisë, pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për ‘grusht shteti’.

Kreu i shtetit në javët e fundit ka qenë mjaft aktiv duke bere me dije publikun per dokumente dhe akuza që sipas tij vërtetojnë ‘grushtin e shtetit’ për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka reaguar dhe njehere se fundmi ne rrjetet sociale duke dhene dhe njehere nje mesazh perpara se qytetaret ti drejtohen sheshit.

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari! Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!
Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi”,-shkruanMeta.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY