Manifestimi i presidentit, zbulohet plani i masave për mbarëvajtjen e tubimit

Manifestimi i presidentit, zbulohet plani i masave për mbarëvajtjen e tubimit

114
0
Shares

Policia e Tiranës ka aprovuar kërkesën e presidencës për të mbajtur një manifestim nga ora 17- 19 tek bulevardi “Dëshmorët e kombit”.

Mësohet se për mbarëvajtjen e tubimit policia ka hartuar një plan masash për ruajtjen e institucioneve dhe rendit publik. Pritet të angazhohen rreth 1000  forca policie, të cilat do të dislokohen pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit.

Do të jenë të angazhuar punonjësit e rendit, forcat shqiponja dhe FNSH. Policia kriminale nuk ka informacione për incidente. Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme.

Përballë protestuesve do te krijohet një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit te kryeministrisë. Kordoni do të jetë me policët e rendit ( mes tyre dhe femra) dhe ata shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme. Ne gatishmëri pranë godinës së Kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY