EMRAT/ Shperthimi ne guroren e Krujes, nje viktime dhe nje i plagosur

EMRAT/ Shperthimi ne guroren e Krujes, nje viktime dhe nje i plagosur

100
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Krujë ku një sasi tritoli ka shpërthyer në një gurore dhe për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Asllan Jaupaj është personi i cili humbi jeten  ndersa i plagosuri eshte Gani Demnushi i cili kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar dhe sot u plagos rëndë ku rrezikon të humbasë njërin sy.

Sipas gazetares Klodiana Lala qe rapprtoi per Balkanweb gurorja ishte e licencuar dhe në pronësi të Klemend Muratajt. Ky i fundit, ia kishte lënë në administrim prokurorit Neritan Jaupaj.

Njoftimi i policisë: 

Krujë/Informacion paraprak

Në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY