3.6 vite burg për Alket Rizain: Bëni si të doni, për 1...

3.6 vite burg për Alket Rizain: Bëni si të doni, për 1 vit e gjysëm lirohem

93
0
Shares

Me 10 vite e 8 muaj burg eshte denuar nga Gjykata greke shqiptari Alket Rizai dhe dy bashkëpunëtorët e tij, si dhe heqjen e të drejtave politike për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur për 5 vite. Ai u transferua nën masa shumë të forta sigurie nga burgu i Malandrinos në Greqi për në Gjykatën e Apelit në Lamia.

Shqiptarë akuzohen se më 17 mars të vitit 2013 mbajtën peng 5 zyrtarë të burgut në Greqi, me qëllim që të arratiseshin nga qelia. Për këtë veprim, ata pranuan fajin në Gjykatë dhe kërkuan falje në seancën e sotme, ndërsa më herët ishte provuar se granatat dhe eksplozivët që kërcënonin 3 vite më parë, ishin false.

RIZAI12

Në gjyqin që u zhvillua mesditën e sotme, Rizai pohoi para trupës gjykuese se nuk kishin ndërmend që të plagosnin apo vrisnin punonjësit e burgut që morën peng. “Të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e lirisë, mjafton që mos t’u bëjnë dëm të tjerëve”, tha shqiptari, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza. Rizai pohoi gjithashtu se kur ndodhi pengmarrja në 2013, ishte nën efektin e drogës, pasi ishte hera e parë që konsumonte. I pyetur nga prokurori përse ndodhej në burg në të kaluarën, ai tha se ishte burgosur gabimisht dhe vazhdoi:“Kjo është arsyeja pse u arratisa me helikopter”.

RIZAI34

Por, pavarësisht mbrojtjes së tij, Gjykata vendosi t’i dënonte me 10.8 vite burg në total tre të pandehurit ose 3.6 vite burg secilit. Megjithatë, Rizai nuk dukej shumë i shqetësuar, pasi për 1 vit e gjysëm përmbushet koha e qëndrimit në paraburgim gjatë viteve që është zhvilluar kalvari gjyqësor, pra deri ditën e sotme kur u dha vendimi.Pra, sipas ligjit grek, llogaritet që për 1 vit e gjysëm Alket Rizai përfundon dënimin dhe del nga burgu.

Alket Rizai është i njohur për opinionin publik pasi ka tentuar dy herë të arratiset nga burgjet greke, një herë me helikopter së bashku me kriminelin grek Vasilis Palaiokostas duke u larguar në mënyrë spektakolare, por u kap sërish disa ditë më vonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY