“Gruaja e Bilalit, kujdes me Haradinajn se mund te marre pergjigjen nga...

“Gruaja e Bilalit, kujdes me Haradinajn se mund te marre pergjigjen nga Shqiperia”

165
0
Shares

Presidenti Ilir Meta reagoi shume ashper ndaj deklaratës së sotme të Kryeministrit Edi Rama i cili duke u bërë pjesë e debatit politik ne Kosove sulmoi parardhësin e tij Ramush Haradinaj.

Meta iu referua gjithe kohes kryeministrit Edi Rama si ‘gruaja e Bilalit”.

Meta e ka paralajmëruar atë që të mos e provokojë me Ramush Haradinajn, pasi mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria.

Ilir Meta: Të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se misioni i gruas së Bilalit është thellësisht një mision përçarës jo vetëm brenda vendit, dhe shkatërrues për sa i takon shtetit ligjor. Siç e shikoni me Gjykatën Kushtetuese, sic e shikoni me shkatërrimin e Reformës në Drejtësi, e me pandëshkueshmërisë së ministres së padrejtësisë. Një ndër objektivat kryesorë të saj, në interes të organizatës ndërkombëtare që përfaqëson është që të krijojë probleme mes shqiptarëve edhe në rajon. 

I ndoqa edhe sot lojërat e saj duke marrë gjoja anën e Albin Kurtit kundër Ramush Haradinaj. Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë vijën e kuqe dhe në raport me çështjen ndërkombëtare e ka tepruar shumë. Po e provokon më shumë se ç’duhet Ramush Haradinajn, sepse ishte kjo sharlatane që doli dhe përkrahu taksën 100%. Më keni parë mua të them po ose jo. Mua as më pyeti Ramushi as e këshillova, punë  e tij, vendimi i tij. Gruaja e Bilalit vrapoi gjithandej të thoshte që bëri shumë mirë, pastaj kur i thanë që ke një foto të bërë në kundërshtim me ligjin e ca probleme të tjera, pastaj filloi të merret me Ramushin. Nuk ka nevojë njeri në Kosovë të marrë mend nga gruaja e Bilalit.

Dhe i them që të mos e provokojë Haradinaj, se si politikan mund të ketë 500 probleme, por Haradinaj për ët gjithë shqiptarët në të gjithë botën është një hero i gjallë, ndërsa gruaja e Billalit për ët gjithë shqiptarët është turpi i turpit. Dhe të mos merret me familjen e Haradinajt, se në oborrin e vete ka gati 40 varre, dhe çdo ditë u thotë mirëmëngjesi 40 vëllezërve dhe kushërinjve të vrarë për Kosovën, të mos e provojë për llogari të shefave në Serbi e në vende të tjera që bëjnë lojën e UDB-së se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëri. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY