E RENDE/ Femija u mbyt ne Shkoze nga shkeljet teknike te bashkise...

E RENDE/ Femija u mbyt ne Shkoze nga shkeljet teknike te bashkise se Tiranes

106
0
Shares

Fëmija i mbytur në Shkozë ka humbur jetën si rezultat i punimeve pa kushte teknike e pa standartet e kërkuara për sigurinë në punë nga bashkia e Tiranes, tha sot ish deputetja Albana Vokshi.

Deklarata e Vokshit:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozë, ku ka humbur jetën një fëmijë i vogël 4 vjec, i cili rezultonte i humbur prej disa ditësh.

Mediat njoftuan që fëmija kishte rënë në kanal, e vetëm sot ështê gjendur trupi i tij. Asnjë detaj tjetër nuk u dha për ngjarjen.

Nga informacionet që kanë ardhur nga familjarët e tij dhe banorët e Shkozës, ngjarja është akoma më e rëndë.

Fëmija i vogël me inicialet K.H, që humbi jetën në Shkozë e që i përket një familje Rome të strehuar atje, ka rënë në një kanal të bërë nga punimet që po kryhen për unazën Lindore të Tiranës, nga Bashkia e Tiranës.

Fëmija ka humbur jetën si rezultat i punimeve pa kushte teknike e pa standartet e kërkuara për sigurinë në punë. Ka disa kohë që punimet janë ndërprerë, por për banorët nuk është marrë asnjë masë për të siguruar kushtet teknike të sigurisë.

Si prind dhe në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje Prokurorisë, të nisë menjëherë hetimet për përgjegjësit e humbjes së jetës së fëmijës së vogël. Përgjegjësit duhet të vihen para përgjegjësisë penale, kushdo qofshin dhe kudo qofshin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY