Tension i madh ne kufirin greko-turk, 3 milione emigrante ne kufijte e...

Tension i madh ne kufirin greko-turk, 3 milione emigrante ne kufijte e Europes

169
0
Shares

Policia greke përdori gazin lotsjellës për të zmbrapsur me qindra migrantë të cilët hodhën gurë në një përpjekje për të hyrë me forcë në territorin grek nga Turqia. Situata pason një vendim të autoriteteve në Ankara për të mos i ndaluar migratët që të largohen nga vendi në drejtim të Evropës. E diela shënon ditën të përplasjeve në kufi në pjesën veriore të Greqisë në Kastanies.

Greqia po zbaton masa maksimale të sigurisë në kufijtë e saj të dielën ndërsa qindra migrantëve që vijnë nga Turqia kanë hyrë në vend nga pika të ndryshme e me mijëra të tjerë po kërkojnë të hyjnë.

Policia greke njoftoi se të paktën 500 persona kishin mbërritur të dielën në mëngjes me rrugë detare në tre ishuj grekë të cilët ndodhen pranë Turqisë. Më tej në veri të vendit, migrantët u përpoqën të hyjnë nëpërmjet një lumi në pjesën greke në Kastanies. Gazetarët e “Reuters” thanë se kishin parë një grup me rreth 30 vetë, mes tyre një nënë afgane me një foshnjë vetëm pesë-ditëshe, në anë të një rruge, pasi kishin kaluar lumin disa orë më parë.

Turqia tha të enjten se nuk do t’i ndalë më, qindra mijëra azilkërkues që ndodhen në territorin e saj duke i lënë ata të lirë t’i drejtohen Evropës pavarësisht një marrëveshje mbi këtë çështje me BE-në në vitin 2016.

Turqia e mori këtë vendim pas një sulmi ajror si pasojë e të cilit u vranë 33 ushtarë turq në veri-perëndim të Sirisë, atje ku Ankaraja ka vendosur forca për të ndihmuar në sigurimin e kufirit të saj kundër prurje të reja me refugjatëve që tentojnë t’i shpëtojnë luftës civile në Siri. Turqia ka thënë gjithashtu se fondet e premtuara nga BE-ja për ta ndihmuar atë që të trajtojë 3.7 milionë refugjatët sirianë që ndodhen tashmë në vend po vonojnë të vijnë.

Kjo situatë paraqet provën më të fortë për Greqinë që prej krizës financiare që preku vendin në vitit 2015. Të dielën vonë Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis do të kryesojë një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY