Kukësi gjen supertrainerin ‘brenda qarkut’, del emri

Kukësi gjen supertrainerin ‘brenda qarkut’, del emri

104
0
Shares

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare mësohet emri i trainerit të ri të Kukësit. Ai do të jetë Skënder Gega , trainer që e ngjiti në majat e suksesit Partizanin, ish futbollisti i njohur tropojan.

I pari e ka dhënë lajmin balkanëwb i cili ndër të tjera shkruan se “Ish-tekniku i Partizanit, që udhëhoqi të kuqtë drejt titullit kampion pas 26 vitesh, ka shtrënguar duart me Safet Gjicin dje në mbrëmje dhe kanë limuar çdo detaj të kontratës që Gega do të firmosë simbolikisht në orën 16:00, pasi aventura e tij e re ka nisur.

Gega do të zëvendësojë në këtë detyrë Shpëtim Duron, që u shkarkua pas 24 javësh nga drejtimi i verilindorëve, me këta të fundit që humbën vendin e parë në klasifikim dhe rrëshkitën në -4 pikë nga Tirana në tre javët e fundit. Kjo ka bërë që Gjici t’i japë fund marrëveshjes me Duron dhe të synojë një timonier të ri, me shpresën që t’i japë skuadrës shkundjen e duhur për të rikthyer në Kukës titullin kampion.

Kështu Skënder Gega do të rikthehet në Kategorinë Superiore nëntë muaj pasi mbylli aventurën e tij te Partizani. Asokohe u pompua fort se bëhej fjalë për arsye familjare, por e vërteta ka qenë përplasja e tij me drejtorin e të kuqve, Olsi Ramën, me këtë të fundit që kërkonte të impononte strategjitë e tij të merkatos te trajneri kampion, çka solli dhe në divorcin përfundimtar mes palëve menjëherë pas kurorëzmit të Partizanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY