Detaje te reja nga arrestimi i Cilit, avokati: Eshte arrestim i paligjshem,...

Detaje te reja nga arrestimi i Cilit, avokati: Eshte arrestim i paligjshem, ja ku abuzoi policia

98
0
Shares

Avokati i Henri Çili, Andi Duraj e ka konsideruar arrestimin e Henri Cilit të paligjshëm. Në një prononcim ekskluziv për gazetaren e “News24” dhe “BalkanËeb” Brikena Metaj, Duraj pohoi se Çili është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës në orën 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi. Sipas avokatit, Çili është mbajtur abuzivisht, ndërkohë që urdhri i ndalimit është prerë dje në orën 8:15. Sipas tij, deri tani prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje, pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime. Ai theksoi se Çili nuk është pyetur me procesverbal, ndërkohë që klienti i tij ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar prokurorisë së Përmetit. Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë.”, tha avokati Duraj.

Nje ditë pas arrestimit, botuesi dhe pedagogu i njohur Henri Çili foli për herë të parë, ndërsa mohoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësorë në orët e vona të pasdites së djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore. Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në një orë e gjysëm seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar.

Mes të tjerash ai ka thënë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte. Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet. Mbi Çilin rëndojnë disa vepra penale, konkretisht; “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY