“Nuk i prek lekët që bashkëndan me oligarkët”, Bardhi akuza qeverisë: Ja...

“Nuk i prek lekët që bashkëndan me oligarkët”, Bardhi akuza qeverisë: Ja pse nuk alokon fondet për rindërtimin nga tërmeti

69
0
Shares

Gazmend Bardhi ka reaguar së fundmi ne rrjetet sociale duke risjelle ne vemendje fatin e banoreve nga termeti, te cilet vijojne te jene ende pa zgjidhje ne mes te rrugeve.

Sipas tij, problemi qendron tek korrupsioni dhe pretendimi se qeveria mendon se kujdeset per popullin e saj.Bardhi nuk kursehet ne kritika dhe liston problemet qe vijne nga propaganda.

“Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit, ende nuk janë vënë para përgjegjësisë vrasësit e vërtetë të të paktën 26 viktimave. Ata i vrau qeverisja e korruptuar dhe e kriminalizuar. Ata qytetarë nuk duheshin lejuar të kthehen në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit. Jo vetëm i lanë, por i garantuan që s’ka asnjë problem.

Sot, me të njëjtën gjakftohtësi, ky pushtet po përgatit vrasjen e rradhës. Me dhjetra familja të mbetura në mes të katër rrugëve, pa ndihmë, pa bonus qeraje janë detyruar të rikthehen në shtëpitë e dëmtuara rëndë, të cilat nuk do të mund t’i rezistojnë dot një lëkundjeje të fortë të tokës.

Me qindra qytetarë janë sot nëpër çadra, pa drita, pa ngrohje, të braktisur. Kjo sepse Qeveria më e korruptuar e Europës nuk i prek lekët që bashkëndan me oligarkët, nuk alokon fondet për të nisur rindërtimin, sepse po bën procedurat e rradhës për tenderat korruptivë që do të mbushin xhepat e zyrtarëve edhe kësaj rradhe.

Korrupsioni po gërryen ekonominë, mijëra biznese mbyllen, investitorët e huaj nuk e shohin vendin tonë si të përshtatshëm për investime, për shkak të korrupsionit, siç e kanë thënë të gjitha raportet deri më tani dhe siç e thonë përditë sipërmarrësit. Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të pista të krimit që, në partneritet me Taulantët&co, i pastron në ndërtim duke marrë pronën e qytetarëve.

Shfaqjet luksoze, të denja për Korenë e Veriut dhe kartelet kolumbiane të drogës, nuk ua mbushin tavolinat e zbrazura shqiptarëve, nuk u sigurojnë bukë fëmijëve të mbi 290 mijë familjeve që sot e kanë të pamundur të ushqehen, nuk u sigurojnë punë mijëra shqiptarëve që duan të largohen nga vendi, sepse s’kanë asnjë mundësi për të jetuar, nuk u japin garanci qytetarëve, që sot nuk marrin as shërbimet më minimale nëpër spitale, nuk u garantojnë jetën e kërcënuar nga përplasjet me armë nëpër qendrat e banuara apo grabitjet e përditshme të shtëpive të tyre.

Përtej kartelit në Qeveri, askush në këtë vend nuk ndihet sot i sigurt për ekonominë apo jetën e tij. Propaganda është thjesht vetëkënaqësia e rilindjes së krimit dhe korrupsionit”,-shkruan Bardhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY