Fuga i shqetësuar pas derbit: Më mirë mos të bëhej ndeshja! Të...

Fuga i shqetësuar pas derbit: Më mirë mos të bëhej ndeshja! Të humbur janë tifozët dhe akoma nuk e kuptojnë

101
0
Shares

Akademiku Artan Fuga e ka ndjekur me shqetësim, ndeshjen e djeshme Tirana-Partizani, që entuziazmoi gjysmën e tifozëve dhe hidhëroi palën tjetër.

Pa e thënë hapur, Fuga i referohet kercenimit per koronavirusin, teksa thekson nevojën e mbylljes së shkollave, qoftë edhe përkohësisht.

Ai gjykon se të humburit qenë tifozët dhe nëse askush nuk dëgjon këtë thirrje, durimhumbur ai shprehet: “Në esfel!”

“Tirana mundi dje Partizanin 5 me 1! Disa u gëzuan dhe disa u mërzitën nga rezultati. Disa u kapën me arbitrat duke i sharë me libër shtëpie! Disa fajin e gjetën te industria e futbollit që mendojnë se është kthyer në pikën kur nuk ndjek basti golin, por goli bastin. Disa u kënaqën me spektaklin!

Unë për veten time uluras: Eshtë gabim i madh që ndeshja u bë! Ata që u mundën në të vërtetë ishin tifozat, por ata nuk e kuptojnë, dhe ne që e pamë ndeshjen në televizion!

Ndonjë ditë do të pendohemi, nuk e uroj! Por do të jetë shumë vonë, shumë! Shuuuuuumë! Nuk rrimë dot ca javë si njerëz të përgjegjshëm? Nuk doni të dëgjoni? Në esfel!”,-shkruan akademiku i njohur.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY