Akuzat dhe arrestimi, Henri Çili do të faktojë të vërtetën me prova

Akuzat dhe arrestimi, Henri Çili do të faktojë të vërtetën me prova

122
0
Shares

Botuesi dhe pronar i Universitetit europian të Tiranës, Henri Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka që akuzohet nga porokuroria.

Seancat e marrjes në pyetje kanë qenë në orët e vona të pasdites së të premtes. Çili ka refuzuar të japë shpjegime duke nënvizuar se gjithcka ka qene mashtrim.

Mësohet se Çili ka refuzuar të japë shpjegime  duke e quajtur historinë tërësisht të manipuluar dhe do ta kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe me fakte.

Ai është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili.

Sipas hetimeve, botuesi Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY