Vokshi një këshillë për Linda Ramën: Deformoi historinë e zgjedhjes së bashkëshortit...

Vokshi një këshillë për Linda Ramën: Deformoi historinë e zgjedhjes së bashkëshortit në krye të PS

120
0
Shares

Albana Vokshi, ish-deputetja  e Partise Demokratike ka reaguar se fundmi, ku ne fokus te reagimit te saj ka vene gruan e kryeministrit, Linda Rama, e cila se fundmi ishte pjese e Kongresit te Partise SOcialiste.

Vokshi eshte ndalur tek deklarata e Lindes, e cila tregonte nje pjese te historise kur kryeministri Edi Rama u perzgjodh si kryetari i PS.

Vokshi thote se ky eshte rasti i deformimit te historise nga Linda, sepse sipas saj Edi Rama në krye të PS është produkt i parave dhe i pazareve të pista.

Dëgjova me keqardhje Linda Ramën, kur deformonte historinë e zgjedhjes së bashkëshortit të saj në krye të PS. Për fat të keq, m’u duk si Nexhmije Hoxha që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator.

Të gjithë e dimë se Edi Rama nuk u zgjodh Kryetar i PS me votat diktuara nga të rinjtë. Edi Rama u zgjodh në krye të PS me skemën mafioze, që vetë socialistët e quajtën atëherë “një pallat, një votë”.

Të gjithë e dimë se Edi Rama në krye të PS është produkt i parave dhe i pazareve të pista. Ai ia dedikon karrierën e tij Gramoz Ruçit, i cili dha dorëheqjen në vend që ta jepte Rama, kur kongresi i PS i rrëzoi platformën statutore.

E kuptoj që Lindës i kanë thënë se bashkëshorti i saj, i cili po shkon drejt të 60-ve, duhet të vazhdojë të shitet si cool&trendy, por tani është shumë vonë.

Në vend që të bëhet pjesë e një propagande të shëmtuar, mbase do ishte mirë që Linda Rama të pranonte në heshtje dhe me fisnikëri se koha e Edi Ramës, i cili po zbon të rinjtë nga vendi, ka perënduar”,-shkruan Vokshi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY