FOTO/Bardhit nuk i shpëton detaji nga Kongresi, Dako rreshtohet pas Ramës në...

FOTO/Bardhit nuk i shpëton detaji nga Kongresi, Dako rreshtohet pas Ramës në krye të vendit

119
0
Shares

Prania e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, në punimet e Kongresit të PS, nuk i ka shpetuar Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu teksa rreshton akuzat ndaj Dakos, shprehet se, me Edi Ramën në krye, PS mbetet një parti e kriminalizuar.

“Vangjush Dako në krye të vendit, non grata në SHBA, nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!“, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY