Mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, Rama merr Lindën për t’i bërë opozitaren

Mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, Rama merr Lindën për t’i bërë opozitaren

123
0
Shares

Bashkëshortja e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Linda Rama, ka mbajtur ditën e sotme, një fjalim në Kongresin e partisë, ku eshte fokusuar vetem tek femijet.

Mbërritja e zonjës Linda, u shoqërua me duartrokitjet e pambarimta të grave socialiste, të cilat arritën thuajse në “ekstazë” kur dëgjuan emrin e saj të shqiptohej nga Lindita Nikolla. Kjo pritje kaq e zjarrtë, nuk erdhi si pasojë e ndonjë lidhje apo kontributi të spikatur të zonjës Linda në parti, por sepse ajo është bashkëshortja e liderit tonë, Edi Rama.

Duke vlerësuar të gjitha ato çka janë bërë në qeverisjen e PS, Linda theksoi mungesën e një Teatri për fëmijë, festival për fëmijë, madje shkoi më tej duke thënë se bashkëshorti i saj nuk i  ka dhënë një argument bindës pse nuk ka sistem funksional të klasave sportive në shkolla.

Pasi mori fjalën kryeministri tha se Linda dhe familja e tij ishin opozita më e fortë dhe përballë saj thotë me vete “ku je o Lul”.

E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro-katunar”,- u shpreh kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/846584232431822/?t=0

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY