KOMENT/A është i rrezikshëm Henri Çili?!

KOMENT/A është i rrezikshëm Henri Çili?!

207
0
Shares

Nga  Erl Kodra

Henri Çili mundet të jetë fajtor, por ai nuk është një individ i rrezikshëm. Në të vërtetë, Henri është një person publik shumë i njohur, që ka mundur të ndërtojë profilin e njeriut të suksesshëm, në fushën e medias, arsimit universitar dhe botimeve. Pavarësisht se sa mund të jemi dakort me idetë e tij, qëndrimet dhe artikulimin publik, padyshim që Henri Çili është ndër penat më të mprehta të publicistikës shqiptare.

E thash edhe në krye, ai mund të jetë fajtor, por, deri në një vendim të formës së prerë, përfundimtare, ai prezumohet i pafajshëm. Madje, edhe sikur të jetë fajtor, ai nuk hynë tek njerëzit shoqërisht të rrezikshëm. Madje madje, unë nuk mendoj se ai është më i rrezikshëm se Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja, dhe gjithë Rilindja të marrë së bashku.

Lëre më po t’a krahasoj me Sokol Ballën, Blend Fevziun ose Eni Vasilin; Henri është një gjigand për nga dija, artikulimi dhe finesa. Sigurisht, pëlqimet ose jo të një individi janë relative, por, nëse duam të jemi të sinqertë, Henri Çili me kohë ka bërë diferencën me të tjerët.

Henri Çili është një ëngjëll me krahë të bardhë, krahasuar me Edi Ramën. Dhe më besoni, unë kam prova për këtë.

Ajo çfarë më çuditi sot është heshtja e kolegëve të Henrit, heshtje masive, e plotë, e rëndë. Fund e krye.

Nëse përpiqemi të bëjmë hierarkinë e krimit në Shqipëri, ajo do të jetë e ngjashme me ngjyrat e Gotham City, një qytet ku gëlojnë të gjitha llojet më të zeza të krimeve më të çmendura, ky punët e zeza shpërndahen me liçensa nga Kryebashkiaku, ndërsa vrasës përvers qarkullojnë lirisht në qytet, duke ofruar “siguri” për qytetarët.

Nuk e di pse kam një dyshim të çuditshëm, ose më mirë të them dyshim të arsyeshëm, por njëkohësisht të çuditshëm; sepse Henri Çili me kohë po mbante qëndrime kundër Edi Ramës, madje tejet të ashpra. Henri nuk është një individ dosido në shoqërinë tonë, përkundrazi. Në këto rrethana, diçka kërcet në këtë arrestim, ngjanë si një mesazh, si një shenjë se “drejtësia e re” do të jetë e pamëshirshme.

Të shohim, por shenjat premtojnë tjetër gjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY