Ambasada Amerikane ‘shqetësohet’ nga tubimi i Metës: Bëni kujdes, evitoni zonën e...

Ambasada Amerikane ‘shqetësohet’ nga tubimi i Metës: Bëni kujdes, evitoni zonën e protestës

95
0
Shares

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apelon shtetasit e saj në Tiranë lidhur me manifestimin e 2 marsit, thirrur nga Presidenti i Republikës.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, e cila ndër të tjera fton shtetasit amerikanë në Tiranë të shmangin zonën e protestës më 2 mars.

“Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.” thuhet më tej në njoftim ku vihen në dispozicion edhe numrat e telefonit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY