Nuk ka koronavirus në Shqipëri, ministria jep informacionet: Përfundon testimi i 5...

Nuk ka koronavirus në Shqipëri, ministria jep informacionet: Përfundon testimi i 5 rasteve të reja

84
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi te perditesuar për mediat shprehet se Shqipëria ende nuk është prekur nga koronavirusi. Sipas tyre, nuk ka asnjë pacient të tillë që të ketë këtë virus.

Po ashtu, ministria thotë se janë testuar 5 raste dhe se në asnjërin prej tyre nuk ka dalë që të ketë pacient të prekur nga koronavirusi i ri.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri. Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY