VIDEO/Dalin pamjet e arrestimit të Henri Çilit dhe 26 personave të tjerë

VIDEO/Dalin pamjet e arrestimit të Henri Çilit dhe 26 personave të tjerë

304
0
Shares

Del video e operacionit, ku u vu në pranga pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, drejtori juridik i UET-së, Ilir Korbi, biznesmeni shkodran, Sait Fishta, shoferi i Çilit (identiteti i të cilit ende nuk dihet) dhe 26 persona të tjerë.

Nga ky megaoperacion, i zhvilluar në disa qarqe të vendit, janë ekzekutuar 28 urdhër arreste 6 janë shpallur në kërkim dhe ndaj 12 personave ka nisur procedimi penal.

Mbi botuesin Çili rëndojnë akuza të rënda si “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Ja pamjet e operacionit policor të koduar “Mezhgorani”Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse", "Organizimi i lotarive të palejuara", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", "Fshehja e të ardhurave", "Mashtrimi", Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shpërdorim detyre".Gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 shtetas.Këtyre personave u janë sekuestruar sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma parash prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër, Fier e Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 28 février 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY