Ngjarja e rëndë në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, kush i helmoi...

Ngjarja e rëndë në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, kush i helmoi fëmijet

273
0
Shares

Shtatë nxënës kanë shfaqur shenja helmimi nga gazi.Disa burime vendore thonë se dyshohet të ketë plasur tubi i kaldajës në shkollë. Dyshimet janë praprake, por policia e cila ka shkuar në vendngjarje pritet të zbardhë çfarë ka ndodhur realisht, në kohën kur nxënësit ishin duke zhvilluar lëndën e kimisë.

Por një tjetër burim thotë se ka ndodhur një incident gjatë një eksperimenti në laboratorin e Kimisë, I cili ka qënë shkaktari I shtrimit në spital i 6 nxënësve dhe  të sanitares së shkollës.

Edhe bluzat e bardha të Fierit flasin se ende nuk dihet se cili është shkaku: “Janë paraqitur 3 fëmijë dhe sanitarja e shkollës, me një shqetësim psiko-emocional, gjendje ankthi, dridhje trupi, vështirësi në frymëmarrje, nuk duken shenja të intoksinimit. Deri më tani situatën e kemi nën kontroll, gjendja është jashtë rrezikut për jetën. Është vështirë për t’u përcaktuar por nuk dimë se cfarë ka ndodhur në shkollë”, tha Lulzim Banushaj, toksikolog në një lidhje telefonike  me televizionet locale.

Shkaku mbetet ende enigmë edhe për policinë e Fierit, e cila zyrtarisht është shprehur se po vazhdon hetimet.

“Paraprakisht nuk dihet kush ka qënë shkaku i kësaj situate. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrathanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje“, thotë zyrtarisht policia e Fierit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY