Këngëtarja Enca e cila po qëndron në Londër, mbrëmë kishte publikuar një foto me të cilën kishte provokuar. Në fotografinë e publikuar në Snapchat, Enca shihej gati duke u puthur me një mashkull në ngjyrë, duke hedh dyshime se ai është i dashuri i saj. Por në fakt e vërteta është ndryshe, pasi është zbuluar se kush qëndron prapa asaj fotografie misterioze, shkruan “Magazina.al”. Djali me ngjyrë që shihej duke u puthur me Encën është vetëm figura prej dylli e këngëtarit Kanye West, të cilën Enca e ka vizituar dhe ka shfrytëzuar rastin për pak çaste intime me të.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/