SPAK shpall 4 emrat e kualifikuar per garen e drejtorit te BKH

SPAK shpall 4 emrat e kualifikuar per garen e drejtorit te BKH

252
0
Shares

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare mes katër kandidatëve eshte ngushtuar tek 4 kandidate. Ata janë Aida Veizaj (Hajnaj), Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Katër kandidatë te tjere u skualifikuan nga Komisioni i Përzgjedhjes në intervistimet e kryera më datat 26 dhe 27 shkurt 2020 në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Ardian Çipa, ish numri dy i policisë së shtetit , Gentjan Shehaj ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnikaj (i vetmi prokuror mes kandidatëve nga radhët e policisë), nuk mundën të kalojnë testin e makinës së të vërtetës, poligrafit.

Katër kanditët e përzgjedhur, kanë kaluar më herët testin për aftësitë fizike, ato me shkrim dhe gojë si hetues, si dhe përballjen me makinën e së vërtetës. Përgjatë një jave tetë kandidatët ju nënshtruan për nga 2 deri në 4 orë poligrafit, njohur si makina e të vërtetës ndërsa në fazën finale rezultojnë se kanë kaluar vetëm 4 dhe djegur 4 prej tyre.

Njoftimi i SPAK:

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj

Arben Kraja
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY