“Lidhje jashtëmartesore dhe borxhe”, zbardhen motivet e vrasjes së gruas në Durrës...

“Lidhje jashtëmartesore dhe borxhe”, zbardhen motivet e vrasjes së gruas në Durrës nga bashkëshorti 63-vjeçar

332
0
Shares

Zbulohen se cilat kane qenë motivet e krimit makabër në Durrës, ku mbeti e vrarë 59-vjeçarja Hajdije Tasuni.

BalkanWeb” mëson se bashkëshorti i saj, Ruzhdiu, 63 vjeç kishte një lidhje jashtëmartesore me një grua tjetër, të cilës i kishte blerë dhe shtëpi. Për këtë arsye kishte marrë shumë borxhe dhe po përballej me probleme ekonomike.

Me sa duket për të shlyer borxhet, ai ka dashur edhe të shesë dyqanin e metrazheve ku punonte me bashkëshorten por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Ditën e djeshme çifti është konfliktuar për të disatën herë për të njëjtën çështje dhe 63-vjeçari e ka qëlluar në kokë nënën e tre vajzave me hekurin e qepenit. Sipas rrëfimit të vetë autorit, 59-vjeçarja ka tentuar të largohet por ai e ka tërhequr dhe e ka goditur sërish duke e lënë të vdekur. Tasuni u arrestua pak minuta pas krimit dhe pranoi autorësinë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY