Problemet me pasurinë largojnë nga sistemi i drejtësisë Besnik Canin

Problemet me pasurinë largojnë nga sistemi i drejtësisë Besnik Canin

108
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani.

Shkarkimi i tij erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Besnik Cani kishte kërkuar më herët që procesi ndaj tij të pezullohej, pasi ai kishte kallëzuar penalisht dy anëtarë të KPA.

Ai u shkarkua nga detyra për mos deklarim të saktë të pasurisë. Më herët, Cani kishte kaluar vettingun në Komisionin e Pavarur të Kulifikimit.Besnik Cani ishte pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që tashmë KLP mbetet me dhjetë anëtarë.

DEKLARATA E KP:

Për periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 mln lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.

Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.

Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiarePërfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY