Eksperti i OBSH jep aryset: Vendet jashtë Kinës nuk janë gati për...

Eksperti i OBSH jep aryset: Vendet jashtë Kinës nuk janë gati për pandeminë e koronavirusit

90
0
Shares

Koronavirusi eshte kthyer ne shqetësim dhe kërcënim për të gjithë botën dhe ende po kryehen studime dhe analiza te thelluara per te zbuluar kuren qe i sheron te infektuarit.

Por OBSH nuk eshte shume entuziaste per menyren si vendet e tjera do ta perballojne. Vendet jashtë Kinës nuk janë të gatshme akoma të përballojnë pandeminë e coronavirusit.

Kështu të paktën mendon Bruce Aylward, një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetit. Aylward, një epidemiolog thotë se vendet të cilat nuk janë pajisur me teknologjinë e Kinës, do të hasin në vështirësi nëse virusi zgjerohet.

“Kemi ardhur në përfundim se bota nuk është gati”, ka thënë Aylward të martën në një konferencë shtypi.

“Mund të përgatitemi shpejt, por duhet të mendojmë se si duhet ta menaxhojmë sëmundjen”, është deklaruar ai.

Aylward i cili drejtoi misionin e COVID-19 në Kinë vlerësoi karantinat në shkallë të gjerë të vendit, dhe masat e kontrollit, si dhe aftësinë e laboratorëve për strehuar mijëra njerëz nga virusi.

Ne momentin qe flasim, Kroacia ka shenuar 3 raste me infektim, Maqedonia e Veriut 1, Greqi 1 dhe Italia vijon te kete mbi 200 te infektuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY