Ka rrëmbyer sërish vemendje ngjarja e rende e ndodhur disa muaj me pare ne Australi, ku babai shqiptar ekzekutoi me thike vajzen e tij 20-vjeçare.
Sipas dëshmive ne gjyqin qe eshte mbajtur keto dite, Petrit Lekaj rrëfeu motivin e krimit dhe detaje tronditese ne momentin qe pranoi krimin.
“E nisa me goditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë… ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër”.
Kur e hodhi thikën, babai tha se i vuri dorën në gojë dhe e mbyti. Ai ia ktheu thikën vetes, por mbijetoi edhe pse me plagë të rënda.
Hetuesit thanë se babai ishte i tërbuar me stilin e jetesës së vajzës, e cila shkonte nëpër festa dhe merrte drogë. Për ironi, Petrit Lekaj është dënuar me herët për trafik heroine.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/