Senati italian ka miratuar dekretin për shpalljen e gjendjes së emergjencës në vend për shkak të koronavirusit. Dekreti u miratua me 462 vota pro dhe 2 kundër.
Dekreti i gjendjes së emergjencës ndalon organizimin e aktiviteteve të ndryshme në vende publike apo private, pezullimin e mësimit, mbylljen e vendeve turistike të tilla si muzeumet etj. Organizata Botërore e Shëndetit tha sot se për herë të parë virusi po përhapet më shpejt jashtë Kinës, nga ku e ka origjinën.
Numri i rasteve të koronavirusit në Itali arriti mbrëmjen e sotme në 400 persona.
Italia është kthyer në vendin kryesor të Europës për numrin e të infektuarve, dhe brenda në 24 orëve rastet janë rritur me 25 përqind.
Deri më tani janë 12 të vdekur në Itali, ndërsa gjatë ditës së sotme ka pasur 80 raste të reja.
Në nivel global, janë më shumë se 80.000 njerëz në rreth 40 vende të cilët janë infektuar me koronavirusin e ri, i cili u shfaq në dhjetor.
Pjesa më e madhe mbetet në Kinë.
Koronavirusi që njihet me emrin Covid-19, ka vrarë më shumë se 2.700 njerëz deri më tani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/