Mbyllet hetimi gjyqesor per Adnan Kosoven, KPK pranon prova te reja

Mbyllet hetimi gjyqesor per Adnan Kosoven, KPK pranon prova te reja

101
0
Shares

Nga Gjergj Erebara
KPA përfundoi hetimin gjyqësor për subjektin e rivlerësimit Prokurorin Adnan Kosova, i cili gjendet në apelin e vetingut pasi kapërceu pa shumë problemeprocesin kontrollues në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në dhjetor 2018. Vendimi pozitiv i KPK për Kosovën u apelua nga Komisioneri Publik me këshillën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili nuk ishte i bindur për shpjegimet e dhëna nga Kosova për burimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 1998.

Por në apel, Kosova u përball edhe me një denoncim i cili aludon se dy kushërinj të prokurorit, të prezantuar në seancë si H.C. dhe V.C., janë persona të lidhur me krimin e organizuar.

Kryetari i seancës Gjyqësore Sokol Çomo njoftoi në seancën e të Mërkurës se Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur pyetjes së KPA nëse ndaj këtyre dy personave ka hetime për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Çomo prezantoi përgjigjen e Prokurorisë si një përmbledhje të raporteve të prokurorive të ndryshme të vendit, përfshirë SPAK, ku përgjigjet ishin në përgjithësi negative, me përjashtim të përgjigjes së Prokurorisë së Beratit, e cila, sipas Çomos, kishte dërguar më shumë informacion. Në total rezultoi se ndaj H.C. dhe V.C., nuk kishte hetime.

Pyetur nëse kishte komente, prokurori Adnan Kosova u ankua për* atë që ai e quajti një “prokurore të re” që flet për një “çështje që nuk e njeh”, ndërsa tha se çështja në fjalë ishte mbyllur në hetime me argumentin “fakti nuk ekziston”, pa shpjeguar se për çfarë çështjeje bëhej fjalë.

Kryetari i seancës i sugjeroi subjektit të kufizohej te çështja dhe të mos e shtynte analizën e tij jashtë temës.

KPA pranoi si provë edhe një dëshmi banke të dorëzuar nga Adnan Kosova, me të cilën ai vërteton se ka paguar në janar të këtij viti një detyrim mbi një të ardhur të shumë viteve më parë, për të cilin Kosova këmbënguli se gjithsesi në bazë të legjislacionit të kohës, nuk e kishte pasur detyrim ta paguante.

KPA përcaktoi seancën për prezantimin e konkluzioneve përfundimtare  më 3 Mars 2020 ora 11.30.

Trupi gjykues i KPA përbëhet nga Sokol Çomo, kryesues, Ina Rama relatore dhe  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë. Përfaqësuesi i IOM në këtë çështje është Theo Jackobs.

Kosova ka filluar punë në sistemin e drejtësisë në vitin 1987 si prokuror në Korçë dhe e prezanton veten si një fëmijë familjeje punëtorësh që bën një jetë modeste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY