Orët në vijim do ketë mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të cilat do të nisin fillimisht në veriperëndim e gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin, njofton Shërbimi Ushtarak i Meteorologjisë.
Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së nesërme reshjet e shiut me intesitet deri mestar do të mbeten prezente në të gjithë territorin.
Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.
Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.
Era do të jetë nga kuadrati i jugu me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 2°C deri në 6°C
vendet e ulëta 4°C deri në 10°C
vendet bregdetare 5°C deri në 10°C
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/