Jorida Tabaku denoncon me prova rritjen e takses se inceneratoreve te cilat kane ndikuar ne rritjen e taksave te tjera per qytetaret e Tiranës.
Teksa flet për PPP-ne dhuruar kompanive private, Tabaku sqaron se specifikisht për qytetin e Tiranës, kompania e inceneratorëve ka përfituar 54 transaksione me një vlerë prej 2.2 mld lekësh (18.8 mln euro). Pra rreth 51 mijë euro në ditë kanë shkuar në xhepat e pronarëve të inceneratorit Tiranë nga taksat e qytetarëve.
“Taksat dhe tarifat i shërbejnë qeverive për të mbushur buxhetin dhe që përmes tyre të kryejnë shërbimet në ndihmë të qytetarëve. Në asnjë vend të botës dhe aq më pak në vendet e BE-së, taksat nuk vendosen nga qeveria për t’i shkuar tërësisht xhepit të bizneseve private për pasurim personal.
Përjashtim bën Shqipëria. Qeveria pasi i ka dhënë një PPP në kundërshtim me mbi 10 procedura ligjore kompanisë Integrated BV për inceneratorët nga taksat e qytetarëve, pasi i ka dhënë miliona euro shtesë ndryshe nga kontrata e paracaktuar, ka rritur dhe tarifen e pastrimit vetëm për t’i shkruar përsëri kësaj kompanie fitimin fiktivisht.
Specifikisht për qytetin e Tiranës, kompania e inceneratorëve ka përfituar 54 transaksione me një vlerë prej 2.2 mld lekësh (18.8 mln euro). Pra rreth 51 mijë euro në ditë kanë shkuar në xhepat e pronarëve të inceneratorit Tiranë nga taksat e qytetarëve.
Mirëpo veç këtyre pagesave shtesë dhe të larta, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ngarkojë qytetarët e Tiranës dhe bizneset e kryeqytetit me një taksë të re. Jo-formalisht ajo taksë njihet si “Taksa për Inceneratorët” që ka ndikuar nërritjen e taksave dhe tarifave që paguhen nga qytetarët.
Faturat e paraqitura më poshtë tregojnë se si kjo taksë ështërritur.Biznesi i vogël do të paguajë 1500 lekë më shumë, ai i madh 7500 lekë më shumë ndërsa bizneset e mesme tregtare do të paguajnë 11 mijë lekë më shumë. e gjithë kjo vlerë do të shkojë në xhepin e kompanisë inceneratore. Pra për çdo kategori tarifat janë rritur me 15% duke rritur kostot e bizneseve dhe qytetarëve për një produkt që i mungon”,-shpjegon ish-deputetja Tabaku.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/