“Mileti le të lehë, droga të ecë përpara”

“Mileti le të lehë, droga të ecë përpara”

61
0
Shares

Pas 1 tonëve drogë të sekuestruar nga policia greke fshihet Klement Balili, kësaj deklarate të mediave greke i është bashkuar edhe Partia Demokratike.

Në një dalje për median deputeti Gent Strazimiri akuzoi policinë e shtetit që nuk po e arreston ende Balilin e njohur si “Eskobari I Ballkanit”. Strazimiri tha se fqinjët tanë po sekuestrojnë tonelata me drogë, dhe u kërkoi qytetarëve të reagojnë përballë kësaj situate që po sjell rrënim të shoqërisë dhe shtim të kriminalitetit.

Deklaratë e deputetit Gent Strazimiri

Mediat greke denoncojnë qeverinë shqiptare për 1 ton kanabis të kapur dje në afërsi të Athinës, duke thënë se është e të njëjtit rrjet të Balilit, “Escobarit të Ballkanit”, i cili është i lirë dhe ushtron aktivitetin e tij nën mbrojtjen e Edi Ramës edhe pse e kërkon gjysma e policive të Europës dhe DEA Amerikane.

Ndërkohë në këto momente që flasim, lajmet bëjnë të ditur se 21 kg kokainë e lidhur me shqiptarë është kapur sërish në Greqi.

Pra, “Fronti i të keqes”, pas mediave me prestigjoze italiane, portaleve analitike, strategji e politikebërëse të Shteteve te Bashkuar të Amerikës, tashmë ka kapur edhe Greqinë, e cila na thenkesh se edhe pse sajmiri i Kryeministrit paska asgjesuar 99.99% të drogës në Shqipëri, 0.001%-shi i mbetur po u merr frymën…

E verteta është se “Fronti i së keqes” drejton sot këtë vend nën divizën “mileti le të lehë, droga të ecë përpara”. Dje 4 nxënëse të shkollës 9 vjecare në Krujë humbën ndjenjat pikërisht nga hashashi i djegur në klasën e tyre.

Në Krujë, aty ku 3 ditë më parë u gjet buzë aksit kombëtar hambari i drogës, me 1.3 tonë kanabis, që nuk u zbulua as nga policia, as nga OSHEE edhe pse konsumonte energji si një fabrikë; por u desh bashkëpunimi i shërbimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të ndalur këtë krim.

Droga që kapin autoritete fqinje, droga që kap Prokuroria dhe shërbimet, edhe pse me tonelata pothuajse cdo ditë, sipas Edi Ramës është vetëm 0.2 përqind e sasisë.

Nisur vetëm nga kjo shifër e qeverisë, përfytyroni se sa mijëra ton drogë janë kultivuar në vendin tonë dhe po kthehen e pritet të kthehen cdo ditë në qindra milionë euro, para me të cilët Edi Rama kërkon të blejë pushtetin me cdo kusht.

Cdo shqiptar sot është nën thirrje për të reaguar.

Ngrihu, përpara se droga të shkojë në klasën e djalit apo vajzës tënde, përpara se droga të mbulojë lagjen e rrugën ku ti jeton, duhet të ngrihesh kundër kësaj të keqeje që sjell rrënim të shoqërisë, helmim, konflikte, vrasje e hasmëri. Shqipëria e pastër, pa drogë, është Shqipëria pa Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY