“Jam i tronditur”, Basha reagon për krimin në Rrëshen: Shqipëria ka nevojë...

“Jam i tronditur”, Basha reagon për krimin në Rrëshen: Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra

90
0
Shares

Ndonese qeveria eshte e zene me reformat dhe vizitat në vendet e tjera, situata ne Shqiperi paraqitet serioze, ku garantimi i rendit dhe sigurise per qytetaret eshte ne rrezik.

Lideri opozitar, Lulzim Basha ka reaguar pas krimit te dyfishte ne Rreshen, ku mbeten te vrare moter e vella. Sipas Bashes, “Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme”.

Postimi i Bashës

Jam shume i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY