Zbulohen detaje në gjyq, pse babai shqiptar e vrau vajzën 20-vjeçare në...

Zbulohen detaje në gjyq, pse babai shqiptar e vrau vajzën 20-vjeçare në Australi

410
0
Shares

Të gjithë na kujtohet ngjarja tronditese, kur nje baba shqiptar vrau vajzen e tij ne Australi. Ndërkaq zbardhen detaje të reja nga krimi monstruoz që tronditi Australinë dhe Shqipërinë para disa muajsh.

Shqiptari-australian, i quajtur Petrit Lekaj, qëlloi për vdekjen vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekaj në korrik të vitit të shkuar, një ngjarje kjo që derimë tani është ende e pazbardhur plotësisht.Po ashtu Lekaj plagosi edhe veten, ndërsa së bashku me vajzën u gjetën në makinën e mbuluar nga gjaku.

Të mërkurën në gjyq kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Sipas ABC Australia, Lekaj e qëlloi tetë herë me thikë vajzën e tij 20-vjeçare pas një sherri për stilin e jetesës.

Sipas medieve australiane babai ishte tërbuar pasi e bija merrte drogë dhe shkonte nëpër festa.Prokurorja e çështjes tha se ai besonte se e bija po e çonte jetën dëm me këtë stil jetese.Për ironi, Lekaj është dënuar kur ishte i ri për trafik droge, raportojnë mediat australiane.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY