EMRI/ Pse qelloi mbi ish gruan dhe vellain e saj pas 3...

EMRI/ Pse qelloi mbi ish gruan dhe vellain e saj pas 3 vitesh

318
0
Shares

Fatmir Koleci nag Zejmeni i Lezhes qelloi sonte per vdekje ish gruan Esmeralda Filopati dhe vellain e saj Vledison Filopati.

Koleci ishte ndare nga e shoqja  tre vjet me  pare. Vete autori i krimit te rende ka qene edhe me heret i denuar per dhune. Ai ia ka dale te ike nga vendngjarja,

Vellai Vledisoni ishte kthyer nga Italia vetem pak dite me pare.

Moter e vella u qelluan sonte per vdekje ne Rreshen nga ish burri i motres, njofton polivia e Lezhes. Vrasja ndodhi ne Koder Rreshen rreth ores 20.40.

KoLeci ka shkuar për të marrë fëmijët tek familja e gruas. Çifti që kishin tre fëmijë nga martesa e tyre e vështirë ishin divorcuar prej tri vitesh, ndërsa Kolecaj kishte kryer burg për dhunë në familje.

Gjykata kishte vendosur që fëmijët t’i takonin gruas dhe prej asaj kohe, burri nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, derisa ka kulmuar sonte me vrasjen e ish-gruas.

Pas daljes nga burgu, 47 vjeçari nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjen.

Ai ka hyre ne shtepine e familjes Filopati duke qelluar fillimisht vellain e ish gruas. Ne kete cast Esmeralda ka dale jashte por Koleci e ka ndjekur duke e vrare edhe ate.

Rrëshen , Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY