Balla flet për sjellje të papranueshme të Metës ndaj ambasadorëve, Presidenca i...

Balla flet për sjellje të papranueshme të Metës ndaj ambasadorëve, Presidenca i kthehet me prova: I dashur Tao Tao

107
0
Shares

Përmes një postimi në facebook, Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit të saj, Tedi Blushi, deklaratave të bëra sot nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Presidenca ka reaguar me ashpërsi, ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës, i cili e ka konsideruar sjelljen e Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadorëve në Shqipëri, si më të rëndën nga gjithçkaje tjetër.

Blushi shkruan në një postim në facebook, se z.Balla është i zënë me punët e Kongresit, ndaj edhe nuk ka mundur të lexojë deklaratat e kolegeve në qeveri, të cilat u shprehën se kanë marrë miratimin e SHBA dhe BE-së për ligjin e betimit të gjyqtarëve.

Postimi i plotë:

I dashur Tao Tao,

Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!

Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!

Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!

Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!

Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.

Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY