Shefja e Epidemologjisë nuk rekomandon mbajtjen e maskave: Ja çfarë ndodh me...

Shefja e Epidemologjisë nuk rekomandon mbajtjen e maskave: Ja çfarë ndodh me studentët që vijnë nga Kina, apeli për qytetarët

183
0
Shares

Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë ka deklaruar sërish deri më sot në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus në Shqipëri.

Në një deklaratë para medieve, Tomini foli për shtimin e masave në pikat kufitare dhe kujdesin që duhet treguar për higjenën, qoftë personale, qoftë në ambientet publike, sidomos në shkolla.

Teksa ka bërë apel dhe ka theksuar për shtimin e masave për higjienën sanitare vetjake, Tomini sugjeroi shmagjen e grumbullimeve masive apo ambienteve të mbyllura dhe theksoi se maska duhet të përdoret vetëm kur dyshohet që është sëmurë, apo ka pasur kontakte me persona të sëmurë.

Nuk rekomandohet përdorimi i maskës kur nuk jeni sëmurë apo paraprakisht nuk keni rekomandim mjekësor.Për personat që kanë ardhur nga Kina, studentë janë monituar e vlerësuar me vetëkarantinim, deri në një moment të dytë vetëkarantinimi do aplikohet. Çdo linjë udhëtimi e ardhur nga Italia monitorohet e vlerësohet sipas masave të OBSH. Nëse vihet nga zonat e nxehta si Lombardia, Veneto, ata nuk dalin nga karantina, masat e rrepta të marrë nga Italia po ndiqen”, tha ajo.

E pyetur për situatën e gripit në vend, Tomini theksoi se “kemi situatë me intensitet të lartë infeksionesh virale, por me shpërndarje të gjerë gjeografike”.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY