Etilda Gjonaj as sot nuk sqaron nese shkeli ligjin apo jo

Etilda Gjonaj as sot nuk sqaron nese shkeli ligjin apo jo

124
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur presidentit Ilir Meta pas padise qe ky i fundit i beri asaj ne SPAK, por nderkohe nuk sqaroi as kesaj here pozicionin e saj ne lidhje ne ligjin.

Deklarata e Gjonit:

“Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu I Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallzim penal ndaj meje dhe stafit tim.

‪Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do të jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

‪Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtar.

‪Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtesia të veprojë!”

Reagimi i Blushit:

Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha sot, pas kallëzimit të kreut të shtetit në SPAK, se reagimi i saj do të jetë institucional, duke paralajmëruar se është e gatshme të përballet edhe publikisht me kreun e shtetit.

Me një shënim në Facebook, Blushi shkruan: “Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY