Shënohet viktima e 7 nga koronavirusi në Itali, si u infektua pacienti,...

Shënohet viktima e 7 nga koronavirusi në Itali, si u infektua pacienti, ishte shtruar në reaminacion me….

512
0
Shares

Italia arrin ne viktimen e 7 nga koronavirusi. Viktima e fundit e regjistruar ishte një pacient i onkologjikut, 80 vjeç,  kurse dy viktimat e tjera të ditës së sotme ishin dy burra, 84 dhe 86 vjeçarë nga qyteti Bergamo.

Të enjten viktima ishte shtruar në spitalin e Lodit për shkak të një infarktit, në të njëjtën ditë kur kishte mbërritur dhe 38-vjeçari që ishte i pari pacient që rezultoi pozitiv për virusin. I moshuari ishte shtruar në reanimacion dhe pasi kishte rezultuar pozitiv për agjentin patogjen, ishte transferuar në Sacco të Milanos ku ka ndërruar jetë.

Nga e shtuna në mbrëmje qeveria italiane miratoi një dekret për izolimin e vendeve prej ku shpërthyen rastet e të infektuarve. Për momentin nuk është e mundur të futesh apo dalësh në 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar. Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY