U kap me armë në mjetin e blinduar, Gjykata liron nga qelia...

U kap me armë në mjetin e blinduar, Gjykata liron nga qelia Edmond Vogën, lidhja me prokurorin Ndoja

172
0
Shares

Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nje tjeter person te rrezikshem nga qelia. Behet fjale per Edmond Vogën, i cili u kap me armë pa leje dhe makinë të blinduar, si dhe akuzohet për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në 2018.

Apeli e ka lënë Edmond Vogën në arrest shtëpie duke e liruar nga qelia. Voga, njihet ndryshe dhe si shofer i prokurorit Arjan Ndoja, të cilit nga ana tjetër iu bë një atentat në fundin e vitit të kaluar.

Edmond Voga akuzohet për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në 2018. Sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore, Ilia Ilia doli nga godina e Gjykatës kur dy persona iu vërsulën duke e grushtuar. Nga spitali Ilia akuzonte prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja se kishte udhëzuar për ta dhunuar atë.

Apeli e ka lënë Edmond Vogën në arrest shtëpie duke e liruar nga qelia. Por gjithashtu Voga është i njohur për shkak të një fotoje bashkë me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja i cili është akuzuar nga qeveria dhe mazhoranca si një gjyqtar ”KÇK”, ku fill pas këtyre akuzave iu bë edhe një atentat më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit ku i shoqëruar nga “Rrumi i Shijakut”, fuoristrada e tij u qëllua me breshëri plumbash por ai së bashku me mikun e tij arritën të shpëtojnë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY