Frika e koronavirusit, Ministrja ‘hakmerret’ ndaj shkollës në Tiranë: I hoqëm licencën

Frika e koronavirusit, Ministrja ‘hakmerret’ ndaj shkollës në Tiranë: I hoqëm licencën

189
0
Shares

Ministria e Arsimit i eshte kthyer me te keqe shkolles private ne Tiranë, e cila vendosi pezullimin e mesimit vetem per te marrë masat ndaj koronavirusit.

Ministria e Arsimit ka vendosur t’i heqë licencën, ndersa e fajeson dhe akuzon se ka perhapur panik.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë,” njoftoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Një shkollë private në Tiranë deklaroi se do të mbyllë dyert për nxënësit e saj nga frika e koronavirusit. Shkolla ‘Udha e shkronjave’ thotë se e ka marrë vendimin pasi kanë ndjekur informacionet në median ndërkombëtare për situatën në vendin fqinj, në Itali.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY