Një djalë 5 vjeç, më në fund ka gjetur rehatinë tek një qen me gëzof pas dy vite pritjesh. I riu është me autizëm dhe nuk mund të qëndronte me ndonjë person, apo të lejonte dikë që ta prekte. Nëna e tij, Shanna Niehaus tha se pavarësisht përpjekjeve të familjes së saj, ai luftonte për të mos krijuar lidhje sociale me të tjerët. Shanna tregoi se ata u takuan për herë të parë dhe ky ishte një moment i bukur. Djali më në fund gjeti pak paqe pasi u njoh me qenin e tij, Tornado. Shana shpërtheu në lot, kur pa ato momente dhe fotot prekëse i hodhi në Facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/