Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, ja numri...

Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, ja numri i të infektuarve

125
0
Shares

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se viktima është një 84-vjeçare në Bergamo.

Një paciente 68-vjeçare e sëmurë me kancer vdiq në Crema, ndërsa mediat italiane shkruajnë se në Milano një dermatolog nga Poliklinika u testua pozitiv.

Numri i të infektuarëve ka shkuar në 153: 111 në Lombardi, 21 në Veneto, 9 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Trentino dhe 2 në Lazio, përfshirë tre të vdekurit dhe një person i shëruar.

Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara. 26 prej tyre janë të shtruar në repartin e terapisë intesive, të cilësuar si raste serioze.

Pavarësisht masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet njoftuan edhe pezullimin e karnavaleve të Venecias.

Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

Nderkaq, Austria ka zhbllokuar linjën e trenave drejt Italisë.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY