Moderatorja e njohur tregon si i bën lekët nga televizioni: Rrogat nuk...

Moderatorja e njohur tregon si i bën lekët nga televizioni: Rrogat nuk janë të larta, por shumë gjëra i marrim falas

234
0
Shares

Ka patur gjithmone pershtypje te tilla se personat qe punojne ne televizion paguhen shume, perpos fames qe marrin. Por, ka nje tjeter ane te medaljes qe e ka treguar  moderatorja e njohur Fjoralba Ponari. Moderatorja ka rrëfyer ne “E Diell’, një pjesë të jetës së saj. Ajo tha se rrogën e parë e ka pasur 400 mijë lekë dhe ka jetuar me qera me disa shoqe, ku shtoi se shpenzimet ishin të shumta dhe nuk mund të kursente asgje.

Moderatorja u shpreh më tej se tashmë që punon në televizon harxhon më pak, pasi shumë shpenzime të saj zerohen pasi i merr falas për shkak se është e pranishme në ekran dhe i ofrohen në këmbim të marketingut në Instagram.

Ne kemi shumë lehtësime, por rroga në televizone nuk është shumë e lartë për hir të së vërtetës. Por ajo që bën televizoni të jep vizibiltet dhe të jep kontakte. Ne shkojmë në restorant dhe e zgjidhim me një tag, veshjet na i ofrojnë me marketing. Pjesa e shpenzimeve që janë më të mëdha janë ushqimet. Në momentin që kam mbaruar shkollën kam punuar në klinik dhe merrja 400 mijë lekë dhe jetoja me shoqe me qera. Kishim shumë shpenzime dhe ushqeheshim në shtëpi. Por tani harxhoj më pak se i kam të gjitha të paguara, dhe paratë i kursej për udhëtime”, shtoi Ponari.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY