DETAJE/Audioja në Whatsapp që solli panik, vajza konfirmonte 12 raste me koronavirus...

DETAJE/Audioja në Whatsapp që solli panik, vajza konfirmonte 12 raste me koronavirus në Shqipëri

306
0
Shares

Diten e djeshme qarkulloi nje audio ne Whatsapp e cila konfirmonte 12 raste me koronavirus ne Shqiperi.

Per kete lajm reagoi dhe ministria e shendetesise duke e konsideruar fake dhe te qellimshem.

Nderkaq autorja e audios e cila u shpërnda me shpejtësi nëpërmjet Whatsapp, thotë se është identifikuar dhe është thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve fake”. “Është bërë problem i madh”, dëgjohet të thotë në audion e dytë, teksa u ka kërkuar duke iu lutur vajzave të grupit të punës, ku dhe kishte nisur mesazhin e parë, si edhe të gjithë personave të tjerë që ta fshinin.

“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”, thotë vajza në audion e dytë.

Por çfarë thoshte ajo në audion e parë? Ajo, duke cituar vjehrrën e motrës së saj thotë se mbi 12 raste janë regjistruar vetëm këtë javë, por shteti po e fsheh këtë gjë, ndërkohë që jep edhe disa këshilla se si duhet të mbrohen.

“Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”, thoshte vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik.

/DRONI.al:

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY