Alarmi në Vlorë, flet Prokuroria: Në tragetin e bllokuar nuk ka gjurmë...

Alarmi në Vlorë, flet Prokuroria: Në tragetin e bllokuar nuk ka gjurmë radiokative

111
0
Shares

Dyshimet se në portin e Vlorës janë futur mbetje të rrezikshme kanë vënë në alarm jo vetëm shqiptarët. Në të gjithë territorin e portit është bërë matja për gjurmë të mundshme radioaktive. Fatmirësisht sipas prokurorisë, paisja Mini Rad, nuk konstatoi radioaktivitet

Megjithatë mostrat e marra nga 40 metër kub lesh xhami dhe nga fuçitë për të cilat dyshohet se mbartin mbetje të rrezikshme po analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore.  Vetëm pas kësaj do të mund të merret raporti përfundimtar si dhe do të vendoset fati për 6 të arrestuarit

Përfaqësuesit e anijes së bllokuar në një reagim të tyre kanë sqaruar se nuk ka pse të ketë alarm. Sipas tyre bëhet fjalë për mbetje që vijnë nga remonti apo aktiviteti I anijes.

Madje duke aluduar se gjithçka bëhet për konkurencë dhe duke treguar fotot e materialeve dhe dokumentacionit për blerjen e tij, Ora News shkruan se mbetjet janë kërkuar të dorëzohen dhe në Kroaci por nuk u shkarkuan për mungesë logjistike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY